Telegrafi

Kafeja zvogëlon rrezikun nga aksidentet në trafik

“Kafeja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë zvogëlojnë rrezikun nga përplasja”, thuhet në punimin e botuar në revistën “British Medical Journal”, por ekspertët e sigurisë në trafik tërheqin vërejtjen se kafeina nuk mund të jetë zëvendësuese e gjumit.

Më se një e treta e pjesëmarrësve kanë thënë se gjatë vozitjes pinë kafe dhe pije të tjera me kafeinë, ndërsa gjysma e atij numri thonë se këtë e bëjnë që të qëndrojnë të zgjuar.

Studimi ka zbuluar se shoferët që kanë konsumuar kafeinë kanë pasur 63 për qind më pak shanse që të përfshihen në aksident trafiku në krahasim me shoferët që nuk kanë konsumuar kafeinë. /Telegrafi/