Telegrafi

Kafeja ul rezikun nga kanceri i mitrës, por jo edhe çaji i gjelbër

Në studimin afatgjatë janë përfshirë 45 mijë gra të moshës nga 40 deri në 69 vjeçare, të cilat janë analizuar gjatë 15 viteve. Gratë ishin ndarë në katër grupe në varësi të sasisë së kafeinës së konsumuar, respektivisht kafesë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë të cilat kanë pirë nga tri kafe në ditë, kanë pasur 60% më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i mitrës, krahasuar me ata që kanë pirë më pak se dy në ditë.

Arsyeja ëshë sepse kafeja e ul nivelin e insulinës, gjë që do të mund të ndikonte në zvogëlimin e kancerit. Në të njëjtin hulumtim është analizuar edhe çaji i gjelbër, por kjo nuk e ka zvogëluar rezikun për kancer.