Telegrafi

Kafeja parandalon karcinomën e lëkurës

Qendra Kombëtare për Kancer në SHBA ka vlerësuar se në vitin 2007 janë vërejtur disa miliona raste të reja me karcinomë të lëkurës, ndërsa ka pasur edhe 2.000 të vdekur si pasojë e kësaj sëmundje.

Në Universitetin Shtetëror Wayne të Detroitit është studiuar ndikimi i pirjes së kafesë në karcinomën e lëkurës në mbi 77.000 femra të moshuara.

Hulumtimi është bërë në një afat të gjatë kohor duke filluar nga viti 1990. Ndërsa janë marrë parasysh të gjithë shkaktarët tjerë të mundshëm të karcinomës, siç janë duhani, alkooli, mosha, BMI dhe ndikimi i ambientit dhe rrezeve të diellit.

Pas këtyre analizave, shkencëtarët kanë zbuluar se secili filxhan me kafe në ditë është i lidhur me 5% të zvogëlimit të paraqitjes së karcinomës së lëkurës. Femrat të cilat kanë pirë gjashtë filxhanë me kafe në ditë kanë qenë për 30% më pak të rrezikuara për karcinomë të lëkurës në krahasim me fermat tjera.