Telegrafi

Kafeja më antioksidues sesa çaji i gjelbër

Hulumtimet e bëra kohë më parë në Japoni tek 10 mijë persona, kanë treguar se ky alkaloid natyror ka numrin më të madh të antioksiduesve nga të gjitha pijet të cilat përmbajnë ekstrakte të bimëve (përveç prodhimeve dietale dhe ujit mineral), më shumë se çaji i gjelbër, i cili është i dyti sipas numrit të antioksiduesve.

Tashmë është vërtetuar se gjysmë ore pas konsumimit të kafesë në pështymë rritet përqendrimi i antioksiduesve, për të cilën mendohet se mbron mishin e dhëmbëve, thotë biokimiku italian, Benvenuto Cestaro.

Pas ushqimit zakonisht konsumohet kafeja. Por, nëse nuk bëni një gjë të tillë vetëm se paraqet kënaqësi, por edhe që të përmirësoni tretjen.

Është e vërtetë që i bën mirë shëndetit, por nuk duhet të harrojmë se te kafeja nuk gjenden vitamina, ndaj kurrsesi nuk mund ta përdorim si zëvendësuese të frutave dhe perimeve, konfirmojnë ekspertët. /Telegrafi/