Telegrafi

Kafeja e tepërt rrezikon vezoret

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 29.000 femra në menopauzë.

Shkencëtarët kanë pohuar se femrat të cilat kishin konsumuar më shumës e pesë filxhanë kafe në ditë, ishin të rrezikuara për 81% për të zhvilluar karcinomë të vezoreve në krahasim me fermat të cilat nuk kishin pirë aspak kafe.

Befasi për shkencëtarët ka qenë fakti se në rritjen e rrezikut për t’u zhvilluar karcinoma e vezoreve ka ndikuar edhe kafeja me kafeinë edhe ajo pa kafeinë, që ka lënë të kuptohet se në zhvillimin e kësaj sëmundjeje ndikojnë edhe disa përbërës tjerë të kafesë.