Telegrafi

Kafeja e shëndetshme derisa nuk e teprojmë

Megjithatë duhet ditur se kafeja përmban qindra substanca të ndryshme, duke përmendur antioksiduesit, karbohidratet, lipoidet, vitaminat, mineralet, alkaloidët etj.

Mirëpo, ndikimi i kafesë në sistemin kardiovaskular më së shumti i përshkruhet substancës aktive- kafeinës.

Në një studim të ri, shkencëtarët kanë vërtetuar se konsumimi i madh i kafesë, dhe parimisht kafeinës, shton rrezikun për aritmi ventrikulare.

Konsumimi i lartë i kafesë konsiderohet pirja e tre e më shumë filxhanëve në ditë.

Duke qenë se studime të shumta kanë vërtetuar efekt pozitiv të kafeinës, në radhë të parë ndaj stresit oksidues, autorët e studimit të ri rekomandojnë që konsumimi i kafesë të mbahet në vlera mesatare, ashtu që të kihet dobi.