Telegrafi

Kafeja dhe çaji parandalojnë diabetin?

Autorët e studimit të botuar në revistën Archives of Internal Medicine, thonë se efekti mbrojtës nuk bazohet te kafeina, duke qenë se kafeja pa kafeinë kishte pasur efekt edhe më të fortë në parandalimin e diabetit tip 2.

Sipas tyre, faktorë kryesorë mbrojtës janë antioksiduesit e pranishëm në këto pije.

Të dhënat e studimit janë të bazuara në analizimin e 18 studimeve ku janë përfshirë 500.000 pjesëmarrës. /Telegrafi/