Site icon Telegrafi

Kafeina shlyen rrudhat dhe të zezat nën sy

Një krem i tillë është bërë aq i popullarizuar në Britani të Madhe, saqë prodhuesi është dashur të bëjë një listë të pritjes ku përfshihen më shumë se 4.000 njerëz.

Stilistja e shumë aktoreve të famshme hollivudiane, Jorjee Douglas, e ka pohuar efektin e produkteve kozmetike të bazuara në kafeinë.

“Rregullisht e shfrytëzoj në fytyrën e Jennifer Aniston. Kafeina bën që shiritat e zinj rreth syve të zhduken”, ka thënë Jorjee.

Kafeina nxit qarkullimin e gjakut në kapilaret rreth syve. Kjo bën që lëkura të duket më e freskët dhe më e shëndoshë, ndërsa sytë janë më pak të fryrë.

Femrat të cilat kanë përdorur produkte me kafeinë, përmirësimin e kanë vërejtur pas një muaji./Telegrafi/

Exit mobile version