Telegrafi

Kafeina parandalon sklerozën multiple

Rezultatet e botuara në revistën, “Proceedings of the National Academy of Sciences”, bazohen në eksperimentet e kryera te minjtë, të cilëve u kanë dhënë një sasi të caktuar të kafeinës, e cila është ekuivalente me gjashtë apo tetë filxhanë kafe.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Cornell dhe kolegët e tyre finlandezë nga Universiteti Turku, besojnë se kafeina mund ta parandalojë dëmtimin e sistemit nervor.