Një studim i ri ka treguar se po rritet numri i fëmijëve dhe të rinjve që konsumojnë kafe, si edhe pije të tjera që përmbajnë kafeinë. Rrezikshmëria e kësaj është se kafeina ka efekt të dëmshëm mbi trupin e tyre, i cili është ende duke u rritur.
Në studim janë përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, të moshave ndërmjet 12 dhe 17 vjeç, ndërsa është përcjellë konsumimi i pijeve që përmbajnë kafeinë.
Është zbuluar se djemtë, nën ndikimin e kafeinës qëndrojnë më gjatë përpara kompjuterit për të përfunduar lojërat, ndërsa te vajzat nuk është vërejtur një efekt i tillë.
Duke qenë se më herët është vërtetuar që kafeina ndikon negativisht në gjumë dhe mësim te tinejxherët, autorët nga Universiteti i Buffalos u rekomandojnë prindërve që të kenë kujdes në sasinë e lëngjeve me kafeinë që konsumojnë fëmijët e tyre. /Telegrafi/