Telegrafi

Kafe bar restoranteve u lejohet puna edhe pas orës 24

Sekretari i përgjithshëm i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi e njoftoi kryetarin Mustafa lidhur me qëndrimet dhe kërkesat e Shoqatës së Kafe Bar Restoranteve e Prishtinës dhe propozoi zgjidhjet për tejkalimin e situatës së krijuar.

Gjatë takimit u arrit marrëveshja qe tu lejohet puna e kafe bareve të natës pas orës 24 për një periudhe transitore një mujore për plotësimin e kushteve për punë.

Organet kompetente komunale do të dalin në kontrollim të lokaleve me qellim të mbikëqyrjes se aktiviteteve rreth përmbushjes se kritereve për punën e lokaleve.

U kërkua nga Shoqata që për ketë periudhe kohore, kafe baret të mbajnë përgjegjësinë e mbajtjes se rregullit dhe qetësisë në të kundërtën do të mbyllën.

Zyra ligjore e Komunës do të punojë në hartimin e rregullores së punës për lokalet e natës dhe në grupin punues do të jene edhe përfaqësues të Shoqatës së Kafe ,Bar Restoranteve të Prishtinës dhe OEK. /Telegrafi/