Analiza e bërë në 83 mijë gra gjatë 14 viteve, ka zbuluar se dy deri në tre filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e sulmeve për 19%.
Efekti mbrojtës i kafes nuk vlen për duhanpirësit, të sëmurët nga diabeti si dhe ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut ose nga kolesterolit i lartë.
Një studim tjetër, ku janë analizuar 9 hulumtime paraprake me 195 000 meshkuj dhe femra, nxjerr përfundimin se konsumimi i së paku tre filxhanëve çaj të zi ose të gjelbër në ditë, ul rrezikun e sulmeve në tru për 21%.