Telegrafi

Kaevski: Shumica në Kuvend është stabile dhe vetëm mund të rritet

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski thotë se shumica parlamentare është stabile.

“Të gjithë partnerët e koalicionit dolën dhe e mbështetën Qeverinë, deklaruan se shumica parlamentare është stabile dhe se duhet të vazhdojë. Ky është realiteti që do të ndodhë pas 31 tetorit”, tha Kaevski.

Ai tha se Qeveria ka mandat katër vjeçar dhe se duhet të vazhdojë me zhvillimin e shtetit.

“Mandatin që e fituam nga qytetarët në vitin 2020 ishte mandat katër vjet dhe në ato katër vite do të vazhdojmë ta rrisim dhe përmirësojmë standardin e shtetit tonë, të ketë rritje ekonomike, të rriten pagat dhe të ketë investime kapitale”, tha Kaevski./Telegrafi./