Telegrafi

Kaevski: Rekomandimet e Komisionit mohuan të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së për gjoja fshirjen dhe ndryshimin e historisë

Me rekomandimet e miratuara të Komisionit për Çështje Historike dhe Arsimore, të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit kanë rënë në ujë, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

“Sot u bë e qartë se në ato rekomandime nuk ka asgjë kontestuese, nuk ka asgjë të fshehur, nuk ka fshirje apo ndryshim të historisë, nuk ka histori sipas turkut bullgar siç gënjeu Mickoski dhe OBRM-PDUKM.

Rekomandimet e miratuara për tekste të caktuara në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Këto janë rekomandime të miratuara nga një komision ekspertësh dhe i pavarur pa asnjë ndikim politik.

Nderimi i përbashkët i figurave historike si vëllezërve Shën Kiril dhe Metodi, Naum Klimenti i Ohrit si dhe Car Samueli do të forcojë edhe më shumë përgjegjësinë e të dy vendeve në ruajtjen e kujtimit të këtyre personave.

E gjithë kjo mohon gënjeshtrat e rënda të OBRM-PDUKM-së, të cilat me muaj i shqetësojnë qytetarët dhe tentojnë të krijojnë përçarje të reja”, theksoi Kaevski./Telegrafi/