Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kevski në konferencën e sotme për shtyp tha se pranimi i fajit në rastin “Titanik” vërtetoi mashtrimet zgjedhore të OBRM-PDUKM-së.
“Sot u vërtetua e vërteta për krimin e OBRM-PDUKM-së me pranimin e fajit të disa ish-funksionarëve të kësaj partie. Mile Janakieski, Gordana Janukollvska dhe Martin Protugjer pranuan fajin në akuzat për lëndën “Titanik””, tha Kaevski.
Sipas tij, pranimi i fajit dëshmon krimin e OBRM-PDUKM-së dhe të gjitha mashtrimet zgjedhore të regjimit të Gruevskit.
“Kjo është dëshmi se OBRM-PDUKM me vite ka falsifikuar vullnetin zgjedhor dhe ka keqpërdorur paratë e qytetarëve. OBRM-PDUKM është ndërmarrje kriminale”, tha mes tjerash Kaevski./Telegrafi/