Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, theksoi se buxheti prej 9 milion eurosh parashikon ndërtimin e një qendre të re rinore në Shkup.
Sipas tij, agjencia po merr vendime në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, por besimi i të rinjve për veprim të organizuar duhet të rikthehet.
Ai tha se ka përpiluar projekt prej 8 milion eurosh për të mbështetur të rinjtë në garat jashtë vendit.
Kaevski tha se kemi organizuar tryeza të shumta, ku është vërejtur pjesëmarrje e konsiderueshme.
Ai tha se as që kemi menduar të partizojmë Agjencinë për Rini dhe Sport dhe se nuk kanë ndonjë qëllim të tillë./Telegrafi/