Site icon Telegrafi

Kaevski: Ngjarjet e mbrëmshme, skenar i dështuar i Mickovskit dhe partnerëve të tij të koalicionit

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme nga protestat e radikalizuara të opozitës maqedonase.

Ai ngjarjet i ka quajtur skenare të dështuara drejt konflikteve ndëretnike.

“Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i një skenari të përgjakshëm. Skenar i përgjakshëm i Mickoskit dhe partnerëve të tij të koalicionit të Majtës dhe Aleancës, skenar i përgjakshëm që dështoi”, tha deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski për mediat.

Ai shtoi se Mickoski nuk ka qenë shënjestër, por siç thotë ai ka luajtur rolin më të keq për shtetin dhe qytetarët.

“Sjellja e opozitës është e turpshme, e tmerrshme dhe e rrezikshme, e cila tenton të tregojë një lloj tensioni ndëretnik që në fakt provokohet nga përfaqësuesit më të lartë të partive opozitare. Ky është njeriu që Mickoski, sipas skenarit të tyre gjakatar, duhej të luante si sulmues i tij, ai është vëllau i njërit nga funksionerët e Aleancës Për Shqiptarët, pra, partner i koalicionit me OBRM-PDUKM-në. OBRM-PDUKM nuk ndryshon, Mikoski nuk ndryshon. Gjithçka është false në OBRM-PDUKM. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë njerëz për qëllimet e tyre politike, janë gati të djegin të gjithë vendin. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë tension ndëretnik, por për një skenar të përgjakshëm politik që e kemi parë tashmë. Qytetarët të mos dorëzohen, apelojmë për qetësi, dhe institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të gjithë të përfshirët të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk do të lejojmë destabilizimin dhe të gjithë skenarët e tyre destruktivë do të mposhten sërish”, tha Kaevski.

Nga OBRM-PDUKM, kanë njoftuan se protestat nuk do të ndalojnë deri në ndryshimin e propozimit francez.

Exit mobile version