Telegrafi

Kaevski: Mickoski ka fituar mbi 50 mijë euro në kohën kur rryma u rrit për 100 për qind pa pasur krizë botërore

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski në konferencë për media u shpreh se Mickoski si kryetar i Këshillit Drejtues të AD ELEM, për vetëm 9 muaj nga shtatori i vitit 2016 deri në gusht të vitit 2017 nga buxheti ka marrë mbi 1.9 milionë denarë ose mbi 31 mijë euro.

“Ky nuk është rasti i parë ku Mickoski është pasuruar nga paratë e qytetarëve. Si këshilltar i Gruevski dhe Dimitrievit për energjetike, nga prilli i vitit 2015 deri në tetor 2016, për çdo muaj ka marrë honorar prej 1.100 euro ose 20 mijë euro”, tha Kaevski.

Ai shton se e gjithë kjo është e vërtetuar me dokumente zyrtare dhe se e gjithë kjo ka ndodhur kur rryma u rrit për 100 për qind pa pasur krizë botërore.

“Këto janë parazitët e vërtetë. A ka ndërtuar Mickoski me para të popullit hidrocentrale. Ditët e ardhshme opinioni do të informohet edhe për persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Mickoskit të cilët janë pasuruar”, tha Kaevski./Telegrafi/