Qeveria e udhëhequr nga LSDM është e përkushtuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. Në zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë, për gjuhën maqedonase, për identitetin maqedonas, për historinë dhe veçantinë maqedonase, do të ketë dhe nuk do të ketë negociata, theksoi zëdhënësi i LSDM-së dhe deputeti, Darko Kaevski.
Kaevski në konferencën për media shtoi se i gjithë opinioni vendor dhe ndërkombëtar është dëshmitar i veprimeve destruktive të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit.
Deputeti sqaron se Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë intensifikuar lajmet e rreme dhe veprimet destruktive.
“Mickoski dhe OBRM-PDUKM gënjyen paturpësisht se do të fshihet gjuha maqedonase, se populli do të asimilohet dhe shteti do të bullgarizohet. Është një sjellje e turpshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, e cila dëmton pozitat shtetërore dhe interesat kombëtare. Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të mos punojnë për interesat e të tjerëve”, ka kërkuar Kaevski nga partia më e madhe opozitare.