Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski në konferencë për shtyp u shpreh se opinioni dëshmoi se partneri i koalicionit të Mickoskit, partia E majta, hapur mbështeti agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Deputetët e kësaj partie votuan kundër Deklaratës për Ukrainën në kuvend. Qytetarët e Ukrainës i quajnë neonacistë, identik me fjalorin e agresorit”, u shpreh Kaevski.
Ai shtoi se këto janë qëndrime të rrezikshme që dëmtojnë interesin nacional dhe shtetëror si dhe qëllimet strategjike.
“E majta është partneri i OBRM-PDUKM-së në kuvend. Bashkërisht i bllokojnë ligjet që janë në interes të shtetit. E majta është partner i koalicionit me OBRM-PDUKM-në në disa komuna, edhe në Shkup. Për shkak se bëhet fjalë për partner i afërt i koalicionit, pyesim Mickoski se cili është qëndrimi i tij për mbështetjen e partisë E majta ndaj agresion rus ndaj Ukrainës”, tha mes tjerash Kaevski./Telegrafi/