Duke reaguar ndaj presionit të opinionit publik që berberët dhe frizerët të hapen pavarësisht pandemisë së coronavirusit, lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka rruar kokën duke u bërë thirrje tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë.
“Të gjithë sallonet e frizerëve dhe berberëve janë mbyllur, kështu kam bërë atë që kanë bërë paraardhësit tanë – kam rruar kokën. Ua rekomandoj edhe juve ta bëni”, ka deklaruar Kadyrov në një video të publikuar, transmeton Telegrafi.
E shembullin e tij e kanë ndjekur zyrtarët e lartë të Çeçenisë, duke publikuar fotografi ku shihen me koka të rruara.
https://www.youtube.com/watch?v=JmQuKTkgugw&feature=emb_title
Drejtori i agjencisë së gjendjes emergjente të këtij vendi, gjithashtu ka publikuar një sërë fotografish në Instagram, ku shihen se meshkujt e punësuar në agjencinë që ai drejton kanë rruar kokat. /Telegrafi/