Site icon Telegrafi

Kadriu: Vendimi për shfuqizimin e balancuesit u soll me shumicë nacionale

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu për shfuqizimin e Balancuesit tha se vendimi u soll me shumicë nacionale, ndërkaq shtoi se 3 anëtarët dy shqiptarë dhe një turk kanë votuar kundër.

“Vendimi në fjalë u soll me shumicë, edhe në bazë nacionale, meqenëse tre gjyqtarët dy shqiptar dhe një koleg i përkatësisë turke votuan kundër”, tha Osman Kadriu në “Daily Click”.

Ai tha se Kushtetuta parashikon dispozitë e cila ka të bëjë me Ligjin i cili duhet të sjell Kuvendi.

“Kushtetuta parashikon dispozitë, dispozitë e cila ka të bëjë me Ligjin i cili duhet të sjell Kuvendi. Ligji patjetër duhet të përgatitet”, tha Gjykatësi Osman Kadriu.

Për ligjin për përfaqësim adekuat, Kadriu tha se është mirë që ligji para se të miratohet të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Deri tash ligjvënësi për shumë ligje ka kërkuar një mendim paraprak prej Komisionit të Venecias. Ato mendime janë kërkuar në statusin edhe në fazën kur ligji ka qenë në fazën e draftit në statusin e propozimit, por ka pasur raste edhe pas miratimit të ligjit. Por është e rrugës që nëse mendohet një ligj të miratohet, që patjetër duhet të miratohet, nëse ligjit miratohet ne do të fitojmë betejën juridike të mos i humbin etnikumet të drejtën e përfaqësimit”, tha Osman Kadriu.

 

 

Exit mobile version