Site icon Telegrafi

Kadriu: Lëndët e PSP të barten në Prokurorinë e përgjithshme

Për Prokurorinë Publike Speciale po ngushtohen afatet. Nga sot skadoi afati i parë, ashtu që kjo prokurori nuk mund të ngrejë padi për 34 lëndë që i ka marrë nga PTHP, e Marko Zvërlevskit. Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Bekim Kadriu thotë se qëllim i shumicës parlamentare duhet të jetë që puna e PPS-së të vazhdojë. Ai si zgjidhje e mundshme e kësaj çështje është bartja e lëndëve të PPS-së në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP).

“Lëndët e Prokurorisë Speciale të barten te Prokuroria Publike Themelore, mirëpo me një kusht që kjo prokurori të reformohet. Duke filluar nga prokurori i përgjithshëm i cili duhet të ndërrohet dhe të vendoset një kuadër që do të jetë profesional dhe i guximshëm, që lëndët e PSP-së t’i vazhdojë më tutje. Dhe të ketë një mundësi që ekipi i PSP-së të kyçet në punën e lëndëve të cilat do t’i vazhdonin në kuadër të prokurorisë së përgjithshme”, tha për TV21 Bekim Kadriu, profesor universitar./Telegrafi/

Exit mobile version