Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk është një organ i zakonshëm administrativ, por ajo ka një detyrim që ta informojë Parlamentin se nuk ka kushte për zgjedhje të ligjshme dhe kushtetuese, thotë profesori i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu. Nëse organizohen zgjedhjet që do të merr pjesë vetëm OBRM-PDUKM do të kemi Parlament njëpartiak dhe njënacional, që është në kundërshtim me dispozitat e kushtetuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Unë jam thellësisht i bindur se këtu KSHZ-ja e ka fjalën kryesore nëse në të vërtetë mund të organizohen vërtetë zgjedhje, kur në fakt kemi vetëm një parti politike, në një listë partie, dhe qytetarët nuk kanë zgjidhje, dhe tani do të votojnë vetëm anëtarët dhe përkrahësit e OBRM-së. KSHZ-ja nuk është një organ i zakonshëm administrativ, ajo është gjykatë në procedim administrativ, kur bëhet fjalë për organizimin e zgjedhjeve, zbatimin e tyre dhe rezultatet e zgjedhjeve. Ajo përgjigjet për ligjshmërinë, kjo është një organ publik dhe jo partiak. KSHZ-ja tani duhet të informojë Parlamentin që nuk ka kushte për zgjedhje sepse vetëm një parti ka listat e kandidatëve’, tha ndër të tjera profesori Kadriu. /Telegrafi/