Profesori universitar Osman Kadriu në një emision për TV Nova deklaroi se eurokemosari Johannes Hahn ka rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës në Maqedoni, për shkak se sipas tij, ka qenë kumbari dhe moderatori i gjithë marrëveshjeve që janë arritur pas krizës politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ardhja e tij është e rëndësishme për shkak se ishte kumbari dhe moderatori i gjithë marrëveshjeve politike që i kemi pasur për shkak të krizës politike në shtetin tonë, ndërsa kjo krizë është me pasoja serioze. Zbatimi i rekomandimeve të tij në mënyrë direkte ndikon në daljen nga kriza politike”, deklaroi mes tjerash Kadriu./Telegrafi/