Site icon Telegrafi

Kadriu: Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim skandaloz (Video)

Ndërkohë eksperti për çështje juridike Bekim Kadriu e vlerëson si skandaloz vendimin e gjykatës kushtetuese. Kadriu në një intervistë për Alsat tha se vendimi është antikushtetues pasi presidenti gëzon të drejtën e faljes së personave të dënuar në bazë të një ligji të miratuar nga Kuvendi.

“Mendimi im është që e ka shkelur Kushtetuta dhe këtë e them duke u bazuar në pikërisht argumentet e Gjyaktës Kushtetuese. Sëpari, Gjykata Kushtetuese pohon se me këtë ligj i ndërhyn në ingerencat e kryetarit të shtetit që nuk është e vërtet për shkak se Ligjin për falje e parasheh vet Kushtetuta. Kushtetuta kur parasheh mundësinë e kryetarit të bëj falje këtë e kushtëzon me një miratim të një Ligji të caktuar. Pra, kryetari bën falje në përputhje me ligjin që e miraton Kuvendi dhe Ligji është miratuar nga kuvendi dhe tani Gjykata Kushtetuese në kundërshtim me vet Kushtetutën e shfuqizon këtë Ligj”, tha Bekim Kadriu, Ekpsert Juridik./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=eSSmdUXk4bs

Exit mobile version