Reshjet që kanë rënë mbrëmë në Kosovë dhe rajon kanë bërë që disa rrugë të bllokohen.
Mëngjesin e sotëm qytetarët që kanë kaluar në autostradën “Arbën Xhaferi” kanë hasur vështirësi për qarkullim.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për Telegrafin ka konfirmuar se kjo autostradë është e kalueshme dhe po pastrohet nga bora.
“Në mëngjes rruga ka qenë e kalueshme por me vështirësi, mirëpo aktualisht është duke u pastruar. Në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ nuk ka bllokim të rrugës, mirëpo komunikacioni në mëngjes ka qenë i vështirësuar për shkak të pastrimit të borës dhe ne me të marr informatën nga Policia e Kosovës kemi dërguar kompaninë për pastrim dhe aktualisht është duke u pastruar komplet autostrada”, tha për Telegrafin, Kadriu.