Telegrafi

Kadrijaj: Vendimi për mossigurimin e librave për nxënësit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit që t’i subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit.

Sipas saj, vendimi për mossigurimin e librave për nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve, të cilët kanë më shume se një fëmijë.

Lexo po ashtu Subvencionimi për tekstet shkollore, MASHTI del me njoftim për prindërit që s’po mund të aplikojnë për fëmijët nën 6 vjet

“Kjo qeveri kur është në pyetje interesi i qytetarëve nuk ka vendimmarrje dhe vonohen në vendime, kështu ata edhe më shume po e komplikojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar deputetja në Facebook.

“Po sa efikase dhe sa e sigurt është që kush aplikon në platformën e-Kosova a do funksionoj dhe a do rimbursohen mjetet, apo ky është një mashtrim i radhës për blerje te kohës që ndoshta prindërit asnjëherë nuk do i marrin këto mjete”.

Kadrijaj tutje ka thënë se duhet kujdes i shtuar në plotësimin e aplikacionit se “deputetët e VV-së ju kanë kërcënuar!”.

“Qeveri e turpit dhe për faqe të zezë!”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/