Telegrafi

Kadrijaj: Rishikimi i buxhetit është bërë sipas preferencave politike të LVV-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se rishikimi i buxhetit është bërë sipas preferencave politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo madje kërkoi edhe më shumë mbështetje financiare për sektorin e kulturës dhe sportit.

Ndërsa, lidhur me deklarimin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu se ujësjellës “Hidrodrini” në Deçan nuk ka leje ujore, Kadrijaj tha se ka siguruar një vendim që e thotë të kundërtën.

“Reagimi i qeverisë ka qenë i vonshëm dhe nga kritika që kanë bërë deputetët qoftë të partive të ndryshme ministri, Liburn Aliu doli me deklarata të pabaza që Deçani për këtë ujësjellës nuk ka pasur leje ujore, kjo nuk qëndron zotëri ministër unë e kam një vendim ku komunës së Deçanit iu ka lejuar dhe ka marr aprovim për këtë ujësjellës[…]Në buxhetin e aprovuar keni bërë një buxhet politik dhe e keni shpërndarë sepse tash jemi në zgjedhje lokale dhe e keni shpërndarë sipas preferencave politike të LVV-së. Nëse e bëjmë një krahasim të buxhetit të një viti të parë dhe tash dhe nëse i shohim amendamentet zotëri Hekuran tash që është ministër të gjitha amendamentet që ka qenë kryetar i Komisionit janë aprovuara dhe kjo është e padrejtë, në mandatin e kaluar shihni sa amendamentet e partisë opozitare janë aprovuar shumica ndërsa tani të gjitha amendamentet e bëra nga opozita nuk janë aprovuar asnjë kjo nuk është e drejtë buxheti është i Republikës së Kosovës dhe duhet të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme”, tha ajo. /KP/