Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija i ka replikuar shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lilës. Ajo i tha kësaj të fundit se do e mbaj mend si “zemlakja e Radoiçiqit dhe si valltare e Gadafit”.
Kështu u shpreh Kadrija pas deklarimeve të pozitës e opozitës lidhur me audio-incizimet mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së dhe kryeterroristin Millan Radoiçiq.
“Mimoza Kusari, unë jam Time Kadrija edhe çka e mbaj me mburrje jam ushtare e lirisë. Ramush Haradinaj është gjeneral, familje emblematike e ti çka je Mimozë? Unë ty kam me të mbajt mend si zemlakja e Radojiçiqit dhe si valltare e Gadafit”, u shpreh Kadrijaj.
Pas kësaj deklarate ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ia ka tërhequr vërejtjen Kadrijajt.
“Kujdes fjalorin për kolegen time”, tha Konjufca. /KP/