Site icon Telegrafi

Kadrijaj dënon sulmin e sotëm ndaj infermierit, apelon për respekt ndaj mantelbardhëve

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj,  ka reaguar pas sulmit që i është bërë një infermieri në vendin e tij të punës.

“Në kohën kur mantelbardhët po japin maksimumin për të ndihmuar popullatën në luftën kundër pandemisë duke rrezikuar edhe jetën e vet po edhe të familjarëve të vet, e ne si shoqëri çka po bëjmë që ti falënderojmë për këtë zell e përkushtim”, thuhet në reagimin e Kadrijajt.

Ajo shton tutje se sulmi sotëm ndaj infermierit nga një qytetar, është e pa pranueshme edhe e patolerueshme.

“Andaj qytetarë të nderuar, nderoni dhe respektoni stafin shëndetësorë sepse ata janë aty për ne. Të mos harrojmë se kjo pandemi nuk kurseu as mjek e as infermierë e kjo ka qenë e dhimbshme për të gjithë”, ka shkruar tutje ajo.

Exit mobile version