Site icon Telegrafi

Kadri Veselit i vdes axha, Haradinaj shkon për ngushëllime

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e krye-parlamentarit Kadri Veseli, ku i ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së axhës së Veselit.

Ai përmes Facebook’ut ka njoftuar se ka qenë për ngushëllime me rastin e vdekjes së Jetish Veselit, atdhetarin e njohur.

“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare Veseli, me rastin e vdekjes së Jetishit, axhës së Kryeparlamentarit Kadri Veseli”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkë me Haradinajn kanë qenë edhe ministrat dhe stafi i tij i kabinetit.

Exit mobile version