Kadri Veseli është zgjedhur Kryetari i ri i Partisë demokratike të Kosovës.
Në votimin e hapur, të gjithë delegatët e kanë votuar atë.
Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati kërkoi që votimi të jetë i hapur.
Në fjalimin e tij në Konvetën e VII zgjedhore të PDK-së, Vesli ka kërkuar që t’i jepet mundësia edhe ndonjërit nga anëtarët e partisë që të kandidojë për Kryetar.