Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, duke folur për paraqitjen e Xhabir Zharkut, i arratisur nga drejtësia, ka deklaruar se personat që ballafaqohen me drejtësinë do duhej të largoheshin nga politika.
Ai në emisionin “ Republika” në Tribuna Channel, ka deklaruar se duhet të jetë një standard i Kosovës se çdo njëri që ka ballafaqim me drejtësinë të ketë kuraje për të hequr dorë nga pozita shtetërore
“Ky duhet të jetë një standard moral që duhet të respektohet dhe unë do kërkoj që ata që ballafaqohen me drejtësinë, burrërisht duhet të shkoj deri në fund me atë proces dhe nëse shpallet i pafajshëm ka të drejtë ti kthehet politikës” ka deklaruar ai.
Individë të tillë po e dëmtojnë veten dhe partinë të cilën përfaqësojnë
Nëse zgjidhem kryetar i PDK do të kërkoj një standard të tillë ka theksuar Veseli.