Site icon Telegrafi

Kadri Veseli tregon se si u njoftua me bashkëshorten e tij, Violetën pas përfundimit të luftës

Kadri dhe Violeta Veseli (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është komentuar jo pak herë edhe për jetën e tij private.

Ai është prej vitesh i martuar me Violeta Veselin, profesoreshë në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, dhe së bashku kanë katër fëmijë.

Kadri dhe Violeta Veseli (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Veseli ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “N’Konak”, prodhim i Infokus e që është transmetuar në RTV Dukagjini.

Lexo po ashtu Veseli flet për herë të parë për bisedën me Adem Jasharin

Në këtë intervistë, ai ka treguar për mënyrën se si erdhi deri te njoftimi me gruan e tij, që duket të ketë ndodhur në Prishtinë, ku ata edhe jetojnë aktualisht.

“Tani pas lufte, ish kon fati i tillë, unë banojsha në banesa private paslufte deri sa kom ardhë në këtë banesën në 2003 kom ardhë, gjithmonë kom banu me qera. Një ka qenë tek Ulpiana e bashkëshortja e kishte agjën aty, po ajo se ka ditë, në fakt unë e kam parë shumë herët, tani erdh momenti edhe me kontaktu, se u dufke kadal dal e kështu e deshti zoti tash i kemi katër fëmijë me Violetën, jam shumë i kënaqur me familjen”, ka thënë Kadri Veseli.

Kadri dhe Violeta Veseli (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mirëpo para se kjo të ndodhet, ai tha se jeta e vështirë gjatë luftës nuk i kishte dhënë hapësirë të mendonte për ta gjetur njeriun e jetës.

“Jeta jonë u kanë kjo e fatit të popullit tonë, edhe përbesë jo që skam mendu me u martu po as nuk kom pas vakt me u martu ma herët, nuk e dijshim a po shpëtojmë gjallë me e marrë në qaf edhe dikënd me pas afër vete, aq më tepër me la fëmijë thjeshtë i përjetshëm koftë kujtimi i të gjithë atyre që kanë ra dëshmorë kanë pas familje”, ka thënë tutje Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version