Site icon Telegrafi

Kadri Veseli thërret të hënën kryesinë e Kuvendit për shpërbërjen e Parlamentit

Kadri Veseli e ka thirrur Kryesinë e Kuvendit për të hënën dhe në agjendë të diskutimit do të jetë një pikë shumë e rëndësishme: Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë shkuarjen e vendit  në zgjedhje të reja parlamentare.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të fillojë nga ora 11:00.

Para pak ditësh, Veseli ftoi partitë politike që ‘të mos maltretojnë qytetarët’, por ‘që të merren vesh në Kuvend’ për të caktuar seancën ku do të shpërbëhej Kuvendi.

“Mos t’i maltretojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, kishte deklaruar Veseli.

 

Kujtojmë se, Ramush Haradinaj gjatë muajit korrik ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si kryeministër i Kosovës. Ai ka dhënë dorëheqje pas ftesës që kishte marrë për intervistim nga Gjykata Speciale./Telegrafi/

Exit mobile version