Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Washington të SHBA-ve ka takuar kongresmenin amerikan Peter Visclosky, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe shtetit të tij për mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Veseli informoi atë për zhvillimet e reja në Republikën e Kosovës, synimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, duke vënë theks te agjenda euro-atlantike dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm SHBA-Kosovë.
Visclosky ka dhënë përkrahje përmbushjes së obligimeve kushtetuese “në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në veçanti përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët”.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në përgjithësi. Po ashtu, u vlerësua lartë prania e trupave amerikane brenda KFOR-it, si dhe angazhimi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).