Site icon Telegrafi

Kadri Veseli shijon gurabijet e gjyshes

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar fushatën e tij në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme. Kësaj radhe ai ka vizituar “Quick Burger” në kurriz të Prishtinës.

Në videon, të cilën Veseli ka postuar në profilin e tij në Facebook, shihet duke provuar një gurabije, e cila është bërë sipas recetës tradicionale.

“Gurabija në Quick Burger në Kurriz ishte e shijshme si nga duart e gjyshes. Duke i forcuar bizneset e vogla, hapim vende të reja pune për të rinjtë tanë dhe forcojmë shtetin. Për këtë, unë kam një plan të qartë”, ka shkruar Veseli, duke ia bashkangjitur një Video.

Veseli ka nisur një fushatë në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë, si pjesë e programit ekonomik të PDK-së, për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Exit mobile version