Telegrafi

​Kadri Veseli përkujton Shkëlzen Haradinajn

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka përkujtuar heroin Shkëlzen Haradinaj në 21-vjetorin e rënies së tij.

Veseli ka shkruar se janë përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të Haradinajt dhe heronjve tjerë të rënë në betejën e Maznikut.

“Sot kujtoj me mall bashkëluftëtarin tim, Shkëlzen Haradinajn, me rastin e 21-vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë. Kujtoj kujdesin e tij, kur na përcillte derisa kalonim kufirin, kujtoj burrërinë me të cilën e përballi humbjen e Luanit si dhe trimërinë e pashoq në çdo betejë”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Sot kujtoj me mall bashkëluftëtarin tim, Shkëlzen Haradinajn, me rastin e 21 vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë. Kujtoj kujdesin e tij, kur na përcillte tek kalonim kufirin, kujtoj burrërinë me të cilën e përballi humbjen e Luanit si dhe trimërinë e pashoq në çdo betejë.

Ne jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime ndaj tij e heronjve të tjerë që u vranë krah tij në llogoret e betejës së Maznikut. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në kapitullin më të lavdishëm të historisë sē popullit tonë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/