Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dalë në mbrojtje ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla, i cili sot ka udhëtuar në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, tha se Syla ishte në të drejtën e tij gjatë kohës sa i priu Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë.
Postimi i Veselit:
“Nuk ka rëndësi, në luftë apo paqe, drejtësia dhe e vërteta janë çdo herë me të drejtin. Azem Syla është i tillë edhe sot teksa po bëhej gati të nisej për në Hagë. Ai ishte në të drejtën e tij atëherë kur i printe UÇK-së. Sepse ajo ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë”, ka shkruar Veseli.
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla është nisur gjatë ditës së sotme për në Hagë. /Telegrafi/