Telegrafi

Kadri Veseli nën hijen e Hashim Thaçit (Sondazh)

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, sipas hulumtimit të Kantar TNS, Index Kosova, ka më së paku popullaritet në opinionin publik krahasuar me shtatë liderët e subjekteve tjera politike.

Veseli më së shumti pëlqehet në Komunën e Ferizajt, e vetmja nga shtatë qendrat e mëdha që qeveriset nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Edhe në Prizren dhe Gjakovë nuk qëndron keq, ndërsa si shumica e politikanëve tjerë edhe Veseli ka më së paku popullaritet në Mitrovicë.

Për Veselin është shpresëdhënës fakti, që prej marrjes së drejtimit të PDK-së popullariteti ka shkuar vetëm duke u ngritur.

Lexo po ashtu Pse Shpend Ahmeti është lideri më i pëlqyer sipas Kantar TNS? (Sondazh)

Në bazë të hulumtimit të Kantar TNS, Veseli më së paku popullaritet ka pasur në qershor të vitit 2016, ndërsa muajt e fundit ai ka pasur popullaritetin më të lartë, prej që është matur opinioni për të.

Këto të dhëna janë publikuar nga Visar Berisha, menaxhues i projektit të Kantar TNS, Index Kosova në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit. Hulumtimi është bërë nga viti 2003 deri në këtë vit dhe matja është bërë çdo gjashtë muaj.

Matja e opinionit publik për Kadri Veselin