Telegrafi

Kadri Veseli në Gjykatë për ‘Syrin e Popullit: Këta janë krahu i armatosur i Vetëvendosjes (Video)

Në gjykimin e pjesëtarëve të organizatës ‘Syri i Popullit”, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ka varguar një numër akuzash në drejtim të tyre.

Veseli e quajti këtë organizatë si “plehu i kombit” ndërsa e lidhi atë edhe me një parti politike të Kosovës.

“Ky është krahu i armatosur i Vetëvendosjes”, tha Veseli në gjykatë.

Duke folur për letrat të cilat ishin shkruar në emër të të akuzuarit kryesor, Murat Jashari, kreu i Kuvendit Veseli, emri i të cilit figuron në një listë të pretenduar të kësaj organizate për likuidim, tha se Jashari nuk është autor i atyre letrave.

“Murati s’din me shkrujt, krejt ja ka shkrujt Sadri (Ramabaja). Sadrinë asnjëherë se kam pa, shkrimet i ka shkrujt ai”, tha Veseli.

Ndërsa i akuzuari Ramabaja nuk pranoi t’i bëjë pyetje Veselit. /kallxo.com/