Telegrafi

Kadri Veseli largohet nga shtëpia e tij në Mitrovicë

Kadri Veseli është lejuar të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij vetëm rreth dy orë.

Bëhet e ditur se atij i është lejuar vetëm vizita në familjen e ngushtë, por jo edhe tek të papranishmit në tendën e vendosur, ku qytetarë po shkojnë për ngushëllime.

Më pas eskorta me vetura të EULEX-i dhe Policisë së Kosovës, janë larguar bashkë me Veselin.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të qëndrojë më shumë në Kosovë, apo do të udhëtojë për në Hagë, ku ende vazhdon të jetë në paraburgim.

Lexo po ashtu Pas vdekjes së babait, Kadri Veseli arrin në Kosovë

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar që ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është lejuar që të vijë në Kosovë, por nuk kanë dhënë detaje se sa ditë do të qëndrojë.

Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë  e varrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij i vogël [Kadri Veseli]. Ky i fundit iu kishte thënë familjarëve që ceremonia të vazhdojë edhe pa praninë e tij.

Ish-kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës kishte ardhur në Kosovë edhe në muajin maj, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për ta vizituar babain e tij, atëherë në gjendje të rënduar shëndetësore, që ishte i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës. /Telegrafi/