Telegrafi

Kadri Veseli kujton djalin e axhës së tij, ish luftëtarin e UÇK-së, Sabit Veselin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë nderime sot pranë varrit të Sabit Veseli, një prej veprimtarëve të hershëm për liri e pavarësi dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Veseli. Sabiti është djali i axhës së Kadri Veselit.

Veseli ka thënë se sa herë vjen 6 gushti, bashkë me shokët e bashkëluftëtarët ngjitet në kodrën e varreve mbi Broboniq, për të nderuar Sabit Veselin

“Na bashkonte gjaku, por më shumë ëndrra për liri, të cilës t’i ia kushtove gjithë jetën. Do të të kujtojmë e nderojmë gjithmonë, ashtu siç t’i gjithë jetën, me veprën tënde, e nderove Kosovën”, ka shkruar Veseli në Facebook./Telegrafi/