Site icon Telegrafi

Kadri Veseli 125.866 vota, Ramush Haradinaj 98.458, Fatmir Limaj 30.289

Ramush Haradinaj, center, leader of Alliance for Future of Kosovo (AAK), parliamentary elections Prime Minister candidate from the PAN coalition (PDK, AAK, NISMA), joined by Kadri Veseli, right, leader of Democratic Party of Kosovo, (PDK) and Fatmir Limaj, leader of NISMA, hold hands in sign of victory during the closing election campaign rally in Kosovo capital Pristina on Friday, June 9, 2017. Kosovars go to the polls on Sunday to choose the new 120-seat parliament that will face some seemingly intractable issues. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën para 18 ditëve ka arritur të marrë 125 mijë e 866 vota.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se këta vota Veseli i ka marrë nga numërimi i votave të rregullta.

Por, ndryshim shumë te vogël i rezultateve finale pritet të ketë nga numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora, pasi që koalicioni PAN ka marrë një numër shumë të vogël të votave nga votat e diasporës, raporton zeri.info.

Po ashtu, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, i cili është i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN ka arritur të marrë 98 mijë e 458 vota, deri sa Lideri i NISMA-së Fatmir Limaj në zgjedhjet e parakohshme ka arritur ti marrë 30 mijë e 289 vota.

Ndryshe, KQZ deri nesër pritet t’i publikoj rezultatet përfundimtare, 18 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, PZAP pritet t’i certifikoj rezultatet brenda ditës, nëse nuk ka ankesa nga subjektet politike në vend. /Zëri/

Exit mobile version