Presidenti i Kompanisë së Sigurimeve, Eurosig e Insig, Kadri Morina, u vlerësua në Itali nga Akademia Papale Bonifaciana, me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016”, me motivimin “për impenjimin e kontributin aktiv kulturor e social në realizimin e idealeve, vlerave e qëllimeve të kësaj Akademie”.
Në këtë ceremoni e cila u zhvillua në qytetit e Anagnit pranë Romës – e njohur ndryshe dhe si qyteza e Papëve, vendndodhja e selisë qendrore të kësaj Akademie – morën pjesë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thapi, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Alma Lame, ish-ambasadori i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Zef Bushati, kardinali Edwin Frederick O’ Brian, kardinali Kurt Kock, presidenti i Këshillit të Bashkimit të Krishterë, arqipeshkopë të ardhur nga e gjithë bota. politikanë e parlamentarë italianë, si dhe përfaqësues së misioneve të ndryshme diplomatike pranë Selisë së Shenjtë.
Akademia Bonifacciana prej vitit 2003 e ka kthyer në traditë vlerësimin me çmimin “Bonifacio” të personaliteteve të sukesshme në fushën fetare, sociale, politiko e kulturore, të zgjedhur nga Komiteti i Shkencor i kësaj Akademie.
Çmimi “Bonifacio” mban në historikun e tij vlerësime ndaj personaliteteve të rëndësishme, si Papa Gjon Pali i II-të, presidentët e Republikës Italiane, Oscar Luigi Scalfaro e Carlo Azeglio Ciampi, nobelistja Rita Levi Montalcini etj.
Fjala e falënderimit të presidentit të kompanisë Eurosig e Insig, Kadri Morinaj, u prit me mjaft interesim nga të pranishmit.
“Unë jam mysliman”, u shpreh ai, “vij nga një familje pratkitkuese e besimit mysliman, por si çdo shqiptar jetojmë në vendin tonë një frymë vëllazërimi e harmonie fetare, ndaj dhe impenjimet e kontributet e mia nuk kanë njohur asnjë kufi ndarës”.
Gjithashtu këtë ceremoni e përshëndeti dhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili falënderoi popullin italian për mikpritjen që i ka bërë familjeve e fëmijëve kosovarë gjatë viteve të vështira të luftës, si dhe impenjimin e vazhdueshëm të Qeverisë italiane e të Selisë së Shenjtë në vlerësimin e rrugës së zhvillimit të shtetit të Kosovës.
Çmimi ndërkombëtar “Akademi i Nderit për vitin 2016”, Morinës iu dorëzua nga presidenti i Akademisë Bonifaciana Kavalier, Doktor Sante De Angelis. /Telegrafi/