Site icon Telegrafi

Kadiri James, shqiptari nga Kosova që po debuton në tregun muzikor kanadez

Foto: Kadiri James/Instagram

Arlind Kadiri, i njohur me nofkën Kadiri James është një tjetër artist, që i është futur muzikës me shpresën për të arritur sukses në rrafshin ndërkombëtar.

I lindur më 28 maj të vitit 1996 në Toronto, ai ka filluar që të prezantojë projektet e tij të para për tregun muzikor kanadez.

Me profesionin këngëtar dhe si artist në punën profesionale ka debutuar para një viti edhe pse shumë më herët ka mbajtur koncerte në fakultetin ku ai studion.

Talentin në muzikë e ka treguar edhe nëpër klubet e Torontos me zërin dhe luajtjen në kitarë.

Si talent, ai bie në sy të disa menaxherëve dhe producentëve në Los Angelos, nga ku i hapen mundësitë për të realizuar këngën e tij me titull “Here with me” që ka dalë shumë e suksesshme.

Po me një punë të pa ndërprerë, ai ka shkruar dhe ka bërë vetë këngën së cilën ia dedikon familjes, e cila quhet “Closer to you”.

https://www.youtube.com/watch?v=ozAyCF3bm74

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat, dhe i ka dhuruar atij një tjetër sukses, teksa mund të gjendet në të gjitha platformat e muzikës. /Telegrafi/

Exit mobile version