Kadeti i FSK-së, Behar Fazliu, ka marrë çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell.
Kjo është hera e dytë që një kadet nga Kosova fiton këtë cmim prestigjioz.
Lirim Greiçevci, ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, ka njoftuar për këtë lajm në faqen e tij në Facebook.
Postimi i plotë i ambasadorit Greqiçevci:
“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës!”, ka shkruar Greiçevci. /Telegrafi/