Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ndarë foto të kadetëve të FSK-së, në rrjetin social Facebook duke kryer stërvitje përkrahë ushtarëve të NATO-s.
Mehaj bëri të ditur se këto stërvitje po kryhen në kuadër të kampit veror “Kampi Veror 2022” i cili po mbahet në shtetin fqinj të Maqedonisë Veriore.
Ai tutje ka shkruar se kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, t’i rrisin shkathtësitë e tyre.
“Kadetët tanë përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s në Stërvitjen “Kampi Veror 2022”, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Postimi i plotë: