Telegrafi

Kadastra do të fillojë me pilot projektin për vlerësimin e patundshmërive në Maqedoni

Në vitin e ardhshëm, Kadastra do të bëjë vlerësim masovik të të gjitha patundshmërive në Shën Nikollë, Zelenikovë, Gostivar dhe Kisella Vodë, si pilot komuna për vendosjen e sistemit të vlerësimit masiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë veprim, secila patundshmëri në vend do të fitojë një vlerësim. Muajin që vjen, Agjencia e Kadastrës dhe patundshmërive do të zbatojë mbledhje në terren të të dhënave për patundshmëritë e nevojshme për sistemin për vlerësim masovik për këto katër pilot komuna.

Aktiviteti tjetër është planifikuar për në qershor kur do të punohet në softuerin për statistika me të cilin do të mundësohen të dhëna më të sakta për transakcione me patundshmëritë.

Të dhënat që do të mblidhen do të duhet të ofrojnë vlerësim transparent të të gjitha llojeve të patundshmërive./Telegrafi/